>

FIDANISHTE “PANXHI-T” ia shton vlerën dhe bukurinë jetës suaj!

  • Pasioni dhe lidhja e ngushtë me natyrën rezultoi në krijimin dhe rritjen e FIDANISHTE “PANXHI-T”. Pas një eksperience shumëvjeçare në Greqi, FIDANISHTE “PANXHI-T” vendosi të zhvillojë aktivitetin e sajë në Shqipëri duke u dalluar shpejt si një biznes i suksesshëm në qarkun e Elbasanit, por jo vetëm.

    Angazhimi primar është që të krijohen ambiente të këndshme jetësore në çdo cep të Shqipërisë, duke filluar nga shtëpitë, oborret, çerdhet, shkollat, rrugët, sheshet dhe parqet. Cilësia sa më e lartë është qëllimi kryesor i kompanisë, e cila bën maksimumin që klientët të ndjehen të kënaqur.

    Veprimtaria e FIDANISHTE “PANXHI-T” është e fokusuar kryesisht në prodhimin e pemeve dekorative dhe të fidanëve frutorë. Në grupin e drurëve dekorues hyjnë lloje të ndryshme të pishave, selvijave, shkurreve, drurëve gjetherënës dhe atyre halore. Në grupin e fidanëve frutore hyjnë molla, kumbulla, dardha, rrushi, portokalli, qershia dhe shumë lloje të tjera. Prodhimi kryesisht bëhet sipas stinës por edhe sipas kërkesave të klientëve dhe tregut.  

    FIDANISHTE “PANXHI-T” e ka zgjeruar biznesin edhe me shitjen dhe mbjelljen e luleve, pemëve dekorative, farërave, sistemeve të vaditjes, shtrimit të tapeteve të barit, projektimin dhe arredimin e lulishteve, rregullimin e shesheve e parqeve të bizneseve dhe oborreve të shtëpive të banimit.

    Kjo Fidanishte disponon edhe një dyqan pranë markatës së madhe i cili ofron buqeta me lule të fresketa, kurora për funerale, lule ambjenti të brendshëm dhe të jashtëm, lule sezonale e shumë të tjera.

    Stafi i FIDANISHTE “PANXHI-T” është i angazhuar në sektorë të ndryshëm, siç janë mirëmbajtja e plantacioneve, prodhimi i fidanëve drunorë dhe frutorë, krasitja dhe shartimi i drurëve, transporti i produkteve, mbjellja, rregullimi dhe mirëmbajtja e kopshteve dhe e parqeve, etj.

    t

    Falë përvojës mbi 12 vjeçare, niveli profesional i specialistëve dhe punëtorëve është mjaft i lartë në kultivimin e fidanëve duke filluar nga fara e deri te rritja, shartimi, krasitja dhe mirëmbajtja e tyre gjatë kohës sa janë në plantacion e deri te transporti, mbjellja dhe mirëmbajtja tek klientët.

    Kultivimi i pemëve dhe luleve dhe pasioni për to e bënë jetën shumë më të këndshme. FIDANISHTE “PANXHI-T” ua krijon këtë mundësi klientëve duke iu ofruar fidanë cilësorë dhe duke ndërtuar kopshte të bukura, duke kontribuar në këtë mënyrë edhe në përmirësimin e ambientit në të cilin jetojmë dhe në cilësine ajrin e të cilit e thithim në çdo çast.  

    FIDANISHTE “PANXHI-T” ka si pjesë të aktivitetit të vet edhe një Stacion Veterinar në të cilin kryen shërbimet mjekësore veterinare në klinikë dhe në terren. Shërbimi është profesional, nëpërmjet mjekut specialist veterinar për hulumtimin, luftimin, parandalimin dhe shërimin e sëmundjeve të ndryshme, nëpërmjet mjekimit, pa harruar edhe vaksinimin për të gjitha kategoritë e kafshëve. Kafshët jetojnë në të gjitha mjediset! Duke mbrojtur kafshët ne mbrojmë vehten tonë.

    Rregullimi i ambientit në të cilin jetojmë është një pasqyrë e botës sonë të brendshme dhe kulturës sonë si individë, familje dhe shoqëri. Fëmijët tanë meritojnë një ambient më të mirë jetësor dhe FIDANISHTE “PANXHI-T” e përmbush plotësisht këtë mission!

    Adresa: FIDANISHTE “PANXHI-T”: Rruga Elbasan-Cerrik, kilometri i dytë,

    Dyqani: Pranë markatës Elbasan.

    Për informacione të mëtejshme mund të kontaktoni në numrat e telefonit: 0692617845 ose 0696604030 ; ose në Facebook: https://web.facebook.com/Fidanishte-Panxhi-594763073992980/