>

Qendra kurative “MIZA”: Edhe pushon, edhe kurohesh

  • Qendra Kurative “Miza” është një nga pikat më të rëndësishme të turizmit kurativ në Llixhat e Elbasanit dhe në Shqipëri. Me një eksperiencë 20 vjeçare, kjo qendër alternon njohjen e vlerave kurative me trajtimin e duhur për të patur një efekt sa më të madh nga ujërat termale dhe nga balta e llixhave.

    Qendra Kurative Miza ofron shërbim hotelerie, bar restorant, terapi me ujë termal, terapi me baltë, fizioterapi, krevat masazhi, shërbim shëndetsor 24 orë, ambjente relaksuese, internet wireless dhe parkim.

    Akomodimi mundësohet në kushte tepër komode. Dhomat janë të arreduara për dy persona, me krevat dopjo ose dy krevate tek dhe janë të pajisura me krevate të rehatshme, TV, tualet dhe ballkon. Gjysma e dhomave kanë pamje nga liqeni kurse gjysma tjetër kanë pamje nga mali. Mjedisi ofron freskinë e pemëve të larta dhe të liqenit, flladin e malit dhe qetësinë e një kurore të gjelbëruar kodrinore. 

    Në menunë e ushqimit përfshihen gatime tradicionale të shijshme dhe të përgatitura me produktet bio të zonës, të cilat përfshijnë ndër të tjera mish viçi dhe perime e zarzavate të zonës. Furra me dru i jep shijen tradicionale bukës së gatuar vetë, byrekut, tavave të ndryshme dhe gatimeve speciale të përgatitura nga Shefi i kuzhinës. Çdo ditë, për secilin nga vaktet, përgatiten disa variacione menuje për të plotësuar shijet tuaja! Për klientët të cilët kanë dieta specifike u vihen në dispozicion menu individuale sipas kërkesave mjekësore dhe të asistuar vazhdimisht nga mjeku i qendrës kurative.

    Burimet e ujërave termalë që përdoren nga hoteli janë të vjetër dhe të njohur për vlerat e rralla kurative për një sërë sëmundjesh si: reumatizma, artriti, sëmundje të ndryshme të lëkurës etj.

    Trajtimet kurative që ofrohen në këtë qendër janë:

    - Terapi me ujë termal: Përpara çdo seance për banjo termale bëhet kontrolli mjekësor i detyrueshëm. Temperatura e ujit dhe numri i banjove përcaktohet në varësi të gjendjes shëndetsore të klientit.

    - Terapi me baltë: Balta përzgjidhet nga burimi duke ruajtur cilësinë maksimale, si të viskozitetit edhe të temperaturës.

    - Fizioterapi: Masazhe të ndryshme.

    - Terapia e kombinuar: Kombinimi i terapive të mësipërme për një trajtim më të thelluar.

    Çmimet për një natë përfshijnë: fjetje, banjo termale, 3 vakte ngrënie dhe kontroll shëndetsor falas. Këto çmime variojnë në varësi të muajve: mars-maj= 1300 lekë/nata; qershor-gusht= 1150 lekë/nata; shtator-nëntor=1500 lekë nata

    Çdo javë ofron 1 ditë me DJ dhe muzikë në drekë.

    Qendra kurative Miza: Qetësi, rehatim, kurim dhe rehabilitim.

    Adresa: Elbasan, Shqipëri, në fshatin turistik “Llixha Hidrajt”, (Llixhat e sipërme) 15 km nga qendra e qytetit

    Për rezervime mund të kontaktoni në whatss up/viber: 0682264369 dhe cel: 0697221749.

    Qendra kurative “Miza” ju mirëpret!