>

Restorant “Tufa”: aty ku ndjehesh si në shtëpi!

  • Në zemër të Dumresë, vetëm 2 km larg nga qendra e qytetit të Belshit, udhëtarët zbulojnë një nga surprizat e këndshme të kësaj zone: Restorant “Tufa”. Pasi ke vizituar një nga zonat më të bukura të Shqipërisë, siç është Dumreja, me kodrat e buta e të gjelbëruara pas të cilave shfaqen njeri pas tjetrit mbi 70 liqene, Restorant “Tufa” vjen si qershia mbi tortë.

    I pozicionuar në hyrje të Belshit, në fshatin Trojas,  ky është vendi ideal për të kaluar disa momente në gjirin e  natyrës, për t'u çlodhur me familjen dhe miqtë, duke qenë të rrethuar nga cilësia më e lartë e shërbimit, gatimit dhe konforti maksimal. Kualiteti dhe kreativiteti janë elementet themelore të filozofisë Tufa.

    Mikpritja e veçantë dhe ndjenja e pakrahasueshme e kënaqësisë kanë bërë që klientët ta konsiderojnë restorant “Tufa” një vend ideal për t'u argëtuar dhe për të kaluar një drekë apo darkë të këndshme, ku në çdo moment të shoqëron ndjesia se je në një shtëpi jashtë shtëpisë!

    Me një ambjent tepër komod dhe me ajër të kondicionuar, restorant “Tufa”  ka një kapacitet të  prej 250 vendesh  në të dyja katet të cilët përfshijnë: barin poshtë dhe restorantin lart. Ka hapësirë jashtë për kokteile si dhe verandë në pjesën e sipërme; 1 dhomë për nuset, 7 tualete dhe parking të sigurtë. Përveç drekave e darkave spontane me miq e të afërm, në restorant “Tufa” organizohen dasma, ditëlindje, evente të ndryshme, seminare, konferenca etj.

    Kuzhina speciale e Restorant “Tufa” është përgatitur për të kënaqur sa më shumë shije dhe gusto. Përmes kombinimeve të kuzhinës tradicionale dhe specialiteteve mesdhetare është bërë e mundur që klienti të gjejë kënaqësinë sipas shijes së vet. Produktet e shërbyera janë bio e gjithmonë të freskëta dhe gatuhen me pasion nga stafi i kuzhinës. Cilësia dhe çmimi janë kombinuar më së miri me njëra tjetrën. Ambjenti familjar i krijuar gjatë shërbimit është një vlerë e shtuar për restorantin.

    Mes të tjerash menuja e restorantit përfshin: pilaf me kalastre; përshesh me kalastre; jufka me kalastre; shumëllojshmëri mishrash në hell dhe zgarë; produkte deti e liqeni; një numër i madh sallatash dhe pijesh, etj.

    Pasioni ka shtyrë familjen Tufa për të hapur dhe një pasticeri në qendër të Belshit, në breg të  liqenit, kjo falë trajnimeve, seminareve dhe eksperiencës brenda dhe jashtë vendit. Kjo pasticeri ka 25 vjet eksperiencë dhe dallohet sidomos për trileçen e famshme. Pasticeria ofron gjithashtu tiramisu, ballokume, amareta, çokollata të vogla, bakllava, revani, shëndetlie, kadaif, kasata, tolluma, akullore, etj. Krahas këtyre, në varësi të eventit që organizohet, pasticeria përgatit torta të të gjitha llojeve, me marenë dhe gjalp, torta me qumësht, me çokollatë, me figurat/fotot përkatëse të të gjitha llojet  e përmasave.

    Vizitoni ambientet e restorant “Tufa” për të festuar eventet tuaja familjare; dasmat, ditëlindjet dhe do të kënaqeni pafund!

    Restorant Tufa: aty ku ndjehesh si në shtëpi!

    Për rezervime mund të kontaktoni në numrin e cel: 0695117679.