>

“Arti Alumin”, dritarja që sheh nga e ardhmja!

  • Firma “Arti Alumin” me një eksperiencë 15 vjeçare në treg operon në të gjithë prefekturën e Elbasanit dhe më tej në të gjithë Shqipërinë. Kjo firmë ofron në tregun Shqiptar një gamë të gjërë produktesh dhe shërbimesh për të gjitha zgjidhjet tuaja.

    Siç duket edhe nga vetë emri, veprimtaria e firmës është e përqëndruar kryesisht në prodhinin e produkteve me profile duralumini & plastike, profile PVC Gjermane të llojeve nga më të ndryshmet, kryesisht dyer të brendshme dhe të blinduara, dyer tehni, dritare, sistem palosje, vetrata plastike, persiane &grila, sita,  kangjella, kuzhina & mobilje, etj.

    Dritaret janë të hapura për dritë dhe shikim pa pengesë, por njëkohësisht të mbyllura hermetikisht në aspektin e izolimit nga zhurmat dhe ndaj kushteve atmosferike dhe sigurojnë një mbrojtje efektive kundër vjedhësve. Po ashtu edhe në produktet e tjera

    Firma “Arti Alumin” siguron dizajnin, sigurinë dhe mirqënien e banimit tuaj. Reparti i punës është vendosur në një punishte moderne që ka hapsirat e nevojshme dhe një staf të kualifikuar në këtë fushë.Të gjitha prodhimet e “Arti Alumin” ju ofrojnë kualitetin që dëshironi, bazuar në vlerat më të larta të materialeve nga furnitorët më të mirë gjermanë. Kjo firmë prestigjoze përpunon materiale të cilësisë së lartë të çertifikuara në përputhje me standartet Europiane.

    “Arti Alumin” është përkushtuar që vazhdimisht t’ju ofrojë shërbime cilësore dhe profesionale në fushën e përgjegjësisë dhe kujdesit ndaj klientëve, dhe fokusi kryesor i kompanisë është që të rrisë nivelin e shërbimeve profesionale ndaj konsumatorëve. Cilësia, garancia, profesionalizmi dhe çmimet konkuruese kanë krijuar autoritetin e kësaj firme dhe e kanë bërë lider të padiskutueshëm në tregun Shqiptar.

    Aspiratat për të arritur majën e suksesit janë motivet kryesore që projektet  të realizohen me kohë dhe klienti të jetë mbi të gjitha. Serioziteti në punë, shpejtësia, korrektësia, arsyeshmëria në çmime, mundësitë tekniko-teknologjike, kapacitetet prodhuese, niveli profesional i stafit punues, menaxhimi bashkëkohor, cilësia e materialeve të njohura botërore, janë sinonimi i “Arti Alumin”.

    Kujdesi maksimal dhe i vazhdueshëm ndaj konsumatorit, harmonizimi i kërkesave dhe dëshirave të tij, është një synim tjeter kryesor i kësaj firme. Prandaj  mos u mendoni dy herë për të ndërtua  ardhmërinë tuaj me “Arti Alumin”!

    Adresa: Mjekës, Elbasan.

    Celular: 0684052344.

    E-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it..

    Facebook: Arti Alumin https://www.facebook.com/arti.alumin.5?ref=br_rs