>

IZOTERM: marka e cilësisë dhe e standarteve europiane

  • IZOTERM® (ALBA-ROAD sh.a) është lider në tregun e materialeve termoizoluese dhe hidroizoluese duke operuar në të gjithë Shqipërinë dhe në disa vënde të rajonit me rrjetin  tregtar  dhe pikat e veta të distribucionit.

    Kjo kompani e krijuar në vitin 1996, filloi për herë të parë në Shqipëri prodhimin e polisterolit të presuar në tako, të pllakave termoizoluese të dhe elementëve për soleta në fabrikën e saj në Elbasan.

    Në vitin 2000 zgjerohet aktiviteti me fabrikën e dytë me vendndodhje në autostradën Tiranë-Durrës. duke hapur më pas edhe një filial tjetër në zonën e Vlorës.

    Objektivi i përhershëm i kompanisë është rritja e kapaciteve prodhuese, promovimi i risive dhe cilësia e lartë. Teknologjia inovative, investimet e vazhdueshme, produktet e reja, cilësia,  përbëjnë thelbin e zhvillimit strategjik të kompanise si dhe  besueshmërinë e markës IZOTERM®.

    Duke filluar që nga viti 2001 vihet në punë linja e re e prodhimit për IZOBETON ADITIVATO duke vazhduar më pas me instalimin e linjës së prodhimit të materialeve për produktet bujqësore, si bikerina serash e të tjera. Në Maj dhe Qershor të vitit 2003 starton prodhimi i IZOPLLAKA Blu® me teknologji tërësisht të re, të bazuar në metodën e injeksionit dhe të  pllakave të derdhura sipas stampës dhe më pas lançohet në treg produkti IZOTEGOLA (panel polisteroli për çati).

    Në vazhdim, viti 2004 sjell  investime të rëndësishme në godina dhe teknologji të re duke mundësuar kapacitet të lartë prodhues që arrin të plotësojë të gjitha nevojat e tregut vendas dhe rajonal dhe në muajin Maj fillon prodhimi i materialeve dekorative të stampuara (korniza dekorative dhe rozeta).

    Gamës së produkteve në vitin 2005 i shtohet Sistemi MANTEL® (Cappotto), sistem për izolimin termik të fasadave dhe rifinitura të jashtme. Ky sistem aplikohet kryesisht për të rritur rentabilitetin energjitik si dhe paraqitjen estetike të ndërtesave të reja ose ekzistuese me destinacion: banimi, industriale, shërbimi e të tjera.

    Kompania IZOTERM është në proçes rritjeje të pandërprerë. Janë kryer investime të mëdha në prodhim me teknologjinë më të re inovative italiane. Në mënyrë permanente synohet lançimi në treg i produkteve të reja shumë cilësore si IZOPOR Grafit®, IZOTERM (produkte për fasada, panele dhe dekoracione të gatshme për montim).

    Investime të vazhdueshme bëhen për sistemet e kontrollit dhe monitorimit të cilësisë si: laboratori modern i kompletuar për testimet e produkteve, Zyra Teknike e Kontrollit dhe Standardit, që teston çdo produkt përpara daljes në treg.

    IZOTERM® është Markë e Regjistruar në Buletinin e Pronësive Industriale dhe e  çertifikuar me Standardin Ndërkombëtar të Cilësisë ISO 9001:2000.

    Adresat dhe kontaktet me kompaninë IZOTERM dhe filialet e saj janë si më poshtë:

     

    TIRANE: FABRIKA 1' e POLISTEROLIT IZOTERM®,

    Autostrada Tiranë-Durrës, Km 4

    Zyrat Qëndrore( Head office)

     

    INFORMACIONI

    Cel: +355 69 40 18 628

    e-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

    DEPARTAMENTI I SHITJEVE DHE MARKETINGUT

    Cel: +355 69 20 28 014

     

    ELBASAN:  FABRIKA 2' e POLISTEROLIT IZOTERM®,

     Ish Kombinati Metalurgjik

    Tel / Fax: +355 0583 260 64

    Cel: +355 69 20 24 509

    e-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

      

    VLORE

    Rruga “Trans Ballkanike”, pranë Gjykatës së Apelit, Njësia Vlorë

    Tel/Fax: +355 33 402 701

    Cel: +355 69 40 95 932

    e-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

    Për informacione të mëtejshme mund të vizitoni web-in: http://www.izoterm-al.com ose kontaktoni në faqen tonë në facebook: Izoterm Albania.