>

LULI-GIPS, aty ku mjeshtëria kthehet në art!

  • Kompania LULI-GIPS sh.p.k ka nisur aktivitetin e saj në vitin 2002 dhe është partnere e firmës Gjermane KNAUF për Rajonin e Elbasanit, e cila është një kompani gjigande dhe zotëron mbi 200 fabrika në të gjithë botën për prodhimin e produkteve me bazë gipsi me një cilësi shumë të lartë.

    LULI-GIPS sh.p.k. filloi aktivitetin si një kompani e vogël duke realizuar punime të thjeshta dhe objekte të vogla, por me kalimin e kohës pati një rritje dhe zgjerim të shpejtë si në punët e realizuara, ashtu edhe në shërbimet e ofruara.

    Tashmë është Kompani Lider në sistemet e thata dhe një ndër konkuruesit më të denjë në tregun shqiptar, si në tregëti edhe në punime. Disa prej punimeve që ka kryer janë: Stadiumi Elbasan Arena, Stadiumi Loro Borici Shkodër, Qendra e Azilantëve Iranian, Manëz, Durrës e të tjera.

    LULI-GIPS tregton materiale të ndryshme të gipsit, materiale të profilit të xinguar të gipsit, të aksesorëve për ndarje tavanesh, stuko gipsi, stuko patinimi, dekore allçie dhe polisteroli, bojra të ndryshme cilësore për ambjente të brendshme dhe të jashtme, bojëra vaji, vegla pune, lesh guri të dendësive të ndryshme, lesh xhami, grafiato me kova ose me thasë, mateiale me sisteme kapot me polisterol, tavane 60 me 60 të AMF si dhe ofron produkte bojrash të ndryshme.

    Kompania sot punon me një staf profesional, i cili përmes produkteve cilësore të kompanisë dhe punës cilesore të tij, krijon ambjente harmonike, estetike dhe funksionale banimi ose pune, duke përdour materiale me kosto-efektive dhe ekologjike.

    Kjo kompani qëndron pranë jush në çdo moment duke ofruar materiale origjinale me një kosto sa më të leverdisshme për ju, me shërbimet në kohë rekord dhe me elegancë për të krijuar rreth jush mjedise sa më të këndshme, ku në çdo skaj ndihet prania e artit.

    Me punët që realizon, me sjelljen dhe me korrektesën e saj, miqtë shtohen dita-ditës. Ejani tek LuliGips dhe do të gjeni gjithçka cilësore që ju duhet për ndërtimin e objekteve tuaja!

    Bëhuni pjesë e familjes së madhe të LULI GIPS…!

    ——————————————————————

    Adresa: LULI-GIPS, Rruga Thoma Kalefi, 100 metra përpara urës së Shkumbinit, Balashe, Elbasan.

    Ju ftojmë të ndiqni LULI-GIPS edhe në Facebook / Instagram: Luli Gips apo të kontaktoni në adresen e E-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.  ose në numrin e telefonit: 0692314529.

    LULI-GIPS ju mirëpret në mjediset e veta nga e Hëna në të Shtunë, Ora 07:00 AM – 16:00 PM.