>

Uji Shpati Sh.p.k thelbi i jetes sone!

  • Firma Shpati sh.p.k, e themeluar në vitin 2011 ka investuar duke ngritur fabrikën e ujit mineral Shpati, nga burimi i malit Bukanik ne Gjinar Elbasan, me lartësi 1800 m mbi nivelin e detit. Ky uje nuk permban aspak gelqere dhe eshte shume i pasur me magnez (mg) si rrjedhojë e shkëmbinjve magnetikë të gjendur në zonën e Gjinarit. Kjo vecori e ben shume te vecante dhe cilesor Ujin Shpati.

    Uji përbën në përgjithësi rreth 80% të trupit të njeriut, rreth 85% të trurit tonë, 80% të gjakut, dhe 70% të muskujve. Duke qene se ne jemi si një mekanizëm motorik, Uji i pastër dhe i freskët bën motorin njerëzor të funksionojë, prandaj ju duhet te zgjidhni Ujin Shpati sepse permban pastertine, freskine, cilesine dhe të ushqyerit mirë për nje shëndet sa me optimal!

    Në përmbajtje Uji Shpati ka përbërje të lartë magnezi dhe ne teresi te tij treguesit fizio-kimik jane: Biokarbonat, Kalcium, Klorure, Nitrate dhe Sulfate.

    Cilësia

    Uji “Shpati” është i kontrolluar në mënyrë të vazhdueshme  nga Instituti i Shendetit Publik. Pasi uji arrin ne fabrike ai i nenshtrrohet proceseve te filtrimit dhe ambalazhimit sipas te gjitha standarteve te teknologjise bashkekohore më të avancuar, për të garantuar cilësi maksimale tek konsumatorët. Uji Shpati, rrjedh nga nje burim natyral i pasur me minerale, ndihmon ne ruajtjen e ekuilibrit te trupit, pastrimin e tij nga lendet e panevojshme dhe shpërndahet përmes shisheve të qelqit 0,5 L; 0,75 L; 1,5 L; 7 L dhe me aparat 20 L, me shumicë dhe pakicë.

    Mbrojtja

    Mbrojtja si dhe rruga që përshkon cdo pikë e ujit përmes burimit të tij i siguron atij pastërtinë e padiskutueshme si edhe ekuilibrin e tij të pashoq dhe të pandryshueshëm përsa i përket përmbajtjes së elementeve minerale të këtij uji, ku e tërë rruga përshkuese nëntokësore e këtij uji është një proces që nuk mund të përshpejtohet, ndërpritet apo ndryshohet. Uji Shpati është aq i pastër dhe natyral saqë nuk ka nevojë të mbrohet apo trajtohet në mënyra të tjera. Shija e ujit Shpati ka një karakter unik. Zona ku buron uji është një zonë e mbështjellë me masiv halor (pisha) dhe të ahut tërësisht e gjelbëruar duke e ruajtur këtë burim nga ndotja e faktorëve të jashtëm natyror apo njerëzor.

    Firma Shpati sh.p.k disponon filialet në Elbasan, Shkodër, Fier, Lushnje, Fushë-Krujë, si dhe është distributor në institucionet si: Bashkia e Tiranës, Banka e Shqipërisë etj.

    Për informacion të mëtejshëm mund të na kontaktoni në:

    Numrin e telefonit: 069 44 01 200 ; në adresën e Facebook-ut dhe Instagram-it: Uji Shpati ose ne E-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it..

    Uji Shpati eshte per te gjithe thelbi I jetes sone! Ju mirpresim!