>

Granitis Sh.p.k produkte të cilësisë së ndërtimit.

  • Granitis Sh.p.k është themeluar në vitin 2002 nga Z. Isa Hyka dhe Z. Loanidhis Charalampos, ortakëri e përbashkët Shqiptaro-Greke me seli në qytetin e Elbasanit, Shqipëri.

    Veprimtaria e saj konsiston në prodhimin dhe tregtimin e materialeve brenda dhe jashtë vendit, që përdoren për ndërtim si: llaçra dhe adeziv të llojeve të ndryshme, ngjitëse pllakash, fino, stuko, artikuj hidroizolues, bojra për përdorim të brendshëm dhe fasade, llak dekorativ etj. Paisjet teknologjike janë importuar nga Greqia, Gjermania, Italia dhe Zvicra, gjithashtu patentat e prodhimit të produkteve, lëndëve të para dhe ndihmëse sigurohen nga këto vënde. Granitis Sh.p.k eksporton produktet e saj në vende si Gjermani, Itali, Maqedoni, Serbi, Mal të zi me tendencë në depërtimin e mëtejshëm në tregjet e vendeve të tjera.

    Mbikqyrja e proçedurave teknologjike të prodhimit të produkteve dhe të kontrollit të cilësisë së tyre realizohet nga specialistët e Kompanisë Gjermane Vaker-Polimer-Doëolf, kompani e cila ushtron asistencën e përhershme tekniko-shkencore pranë Shoqërisë “Granitis”. Në saj të investimeve, që janë realizuar vazhdimisht në fushën teknologjike dhe në trajnimin e stafit në Gjermani, kjo kompani ka përmirsuar në mënyrë të pandërprerë cilësinë e produkteve, duke plotësuar çdo kërkesë të konsumatorit.

    Shoqëria “Granitis” realizoi produktet e para të saj në fillim të vitit 2003. Rezultatet fillestare ishin modeste dhe numri i produkteve ishte i kufizuar. Në saj te punes këmbëngulëse dhe kërkesave të stafit drejtues të shoqërisë, gama e produkteve ka ardhur vazhdimisht duke u shtuar si dhe duke e përmirsuar në mënyrë të pandërprerë, cilësine e tyre. Përkushtimi ndaj klienteve dhe rritja e cilësisë së shërbimit, kanë ndikuar në mënyrë të natyrshme, në zgjerimin e tregut të shitjes dhe në rritjen e të ardhurave. Paralelisht është rritur shkalla e investimeve, ku synohet futja e paisjeve dhe linjave të reja. Krahas zgjerimit dhe përmirsimit të produkteve ekzistuese, në vitin 2008, Granitis Sh.p.k është çertifikuar nga Kompania e Specializuar për Standartet Ndërkombëtare ISO 9001-2008. Në fillim të vitit 2012 Shoqëria Granitis rinovon “Çertifikatën Ndërkombëtare të Komunitetit Europian”, CE, duke synuar tregun Europian.

    Sot parametrat e produkteve tek Shoqëria “Granitis” janë konkuruese me ato të importit në mënyrë të specifikuar në fushën e prodhimeve të materialeve termoizoluese dhe ngjitësve. Cilësia dhe garancia e produkteve që ofrohet ka zgjeruar dhe rritur vazhdimisht tregun ku operon. Qysh prej vitit 2002 kur Granitis doli në treg dhe deri më sot, produktet e saj gjenden në të gjitha tregjet e Shqipërisë. Me synimin ambicioz për të dalë në tregjet ndërkombetarë me produkte cilësore të standarteve me Çertificatë ISO 9001-2008 dhe CE.

    Misioni i kompanisë është që të jetë udheheqëse ndër kompanitë që ofrojnë produktet e kollës dhe të lëndëve të para të nevojshme në sektorin e ndërtimeve civile dhe industriale. Kjo mund të arrihet përmes krijimit të standarteve të shkëlqyera përmes cilësisë së shërbimit, të ardhurave në rritje si dhe rentabilitetin me te larte. Të qënurit një kompani model, e aftë të tërheqë, të nxisë dhe të organizojë një staf të besueshëm dhe me aftësitë e duhura përben një premisë të qëndrueshme mbi mundësinë e arritjes së përmbushjes së misionit të shoqërisë. Me pak fjalë vizioni kryesor i kompanisë është shndërrimi i saj në një entitet të suksesshëm dhe të besueshëm.

    Adresa: Zona Industriale Metalurgjike ( Uzina 12 ) Elbasan, Shqiperi. Kontakte: Tel / Fax: +355 58 326 312 ; Cel: +355 69 20 90 219 ose +355 69 20 55 960. Email:

    This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. ; Facebook: Granitis Sh.p.k ; Webside: www.granitis.al.