>

Largoni dhimbjen dhe riktheni buzëqeshjen tek Qëndra kurative termale “Natyra”

  • Hotel Kurativ “Natyra”, ndodhet në Llixha, fshati Çigallesh, Elbasan. Kjo qendër ofron kombinim shërbimesh si shërbim hoteli, bar – restoranti, mjedise çlodhjeje si dhe parkim gratis për të gjithë klientët. Trajtimi bëhet nën asistencën e vazhdueshme të mjekut. Gjithashtu ofrohet dhe trajtimi me baltë tradicionale termale, shërbime fizio-terapie, masazh, krevat terapeutik e të tjera.

    Hoteli përbëhet nga: dhoma me 2 shtretër, 3 shtretër dhe 4 shtretër ku secila dhomë ka: krevate dopjo ose teke, tualete, dushe, ngrohje me kaldaja, TV, frigo-bar e të gjithë përbërësit kryesorë të një dhome (për familjet shtohen dhe shtretër për fëmijë nën 12 vjeç pa asnjë kosto shtesë). Çmimet janë tepër të arsyeshme dhe në çmim përfshihet fjetja, uji, vizita e mjekut dhe tre vaktet e ngrënies ku restoranti gatuan një menu të pasur tradicionale shqiptare me ushqime bio. Bari servir produktet e tij në ambjent të jashtëm (në kopësht ) ose të brendshëm.

    Llixhat e Elbasanit përdoren për qëllime mjaft kurative për:

    1. Të gjitha sëmundjet reumatizmale në fazën kronike të tyre si spondiliatrozën  cervikale,  thorakale e lumbare, gonatroza, coxatrozat e arthroza të ndryshme.
    2. Për kurimin e nervit shiatik.
    3. Për kurimin e çifteve sterilë.
    4. Për kurimin e problemeve muskulare.
    5. Për rehabilitimin e pacientëve të paralizuar.
    6. Për kurimin e sëmudjeve të ndryshme të lekurës e të tjera.

    Akomodimi në Hotel mund të prenotohet drejtpërdrejtë në qendrën kurative “Natyra”, në messenger ne adresen e facebook: https://web.facebook.com/Hotel-Natyra-Llixhat-Hidrajt-1424146161187535/ose me një telefonatë ose mesazh  në numrin: 00355692338530 (whats app ose viber),

    Ju na kontaktoni dhe ne përgatisim gjithçka që t’ju sigurojmë kushte sa më optimale.

    Pasuria më e madhe për çdo individ është shëndeti! Ju mirëpresim.