>

Shijoni jetën tek Bar Restorant “Elbasani”!

  • Bar Restorant “Elbasani” gjendet në hyrjen jug-perëndimore të qytetit të Elbasanit. Është një vend i mrekullueshëm, një hapësirë e ndërtuar me dashuri dhe e kuruar me shije në çdo detaj, i hapur për të gjithë ata që përveç se duan të jetojnë bukur, duan të ushqehen edhe shëndetshëm.

    Synimi i restorantit  është që t’u ofrohet klientëve një menu tradicionale natyrale dhe një shërbim elegant, duke i kushtuar mjaft rëndësi cilësisë dhe shijes së ushqimit 100%  bio.

    Kuzhina në vetvete është shkencë, por kuzhinierët e këtij restoranti e kthejmë atë në art! Të  dyja ambjentet, si ambjenti i brendshëm i barit, salloni e restoranti dhe ambjenti i jashtëm mes gjelbërimit të përhershëm, janë  projektuar për të ofruar harmoninë dhe rehatinë  maksimale.

    Në menunë tradicionale shqiptare të bar-restorant “Elbasani” gjenden tava e dheut, fërgesa dhe tava e kosit të gatuara në tava balte, kalastre me jufka, oriz (mesnik) dhe përshesh, paidhaqe, mish gici, viçi e bërxolla në prush e zgarë, mish qingji në hell, romstek, rikë dhe gjela deti, qumështur i pjekur dhe asortimente të tjera ndërsa në mëngjes shërbehet pilaf, paçe, tasqebap, kos e të tjera. Shumëllojshmëria e sallatrave, pijeve freskuese e alkolike dhe e pijeve të nxehta i bashkohen për ta kompletuar plotësisht menunë.

    Restorant Elbasani është një vend ideal ku ju mund të festoni çdo gëzim me të dashurit tuaj si ditëlindje, dasma, festa të ndryshme familjare e kolektive me DJ apo muzikë live nga këngëtarë të njohur, por edhe vendi ku mund të organizoni përkujtimore në shenjë mirënjohje e respekti për njerëzit tuaj të dashur.

    Stafi i restorantit mundëson dekorimin plot shije dhe elegancë të ambjentit. Të gjithë ata që kanë ardhur tek Restorant “Elbasani”, mezi presin të rikthehen përsëri në këtë oaz të shijes dhe të dashurisë . Sepse Restorant “Elbasani”  është zgjedhja e duhur për të shijuar jo thjesht ushqimin por vetë jetën!

    Adresa: Tek rrethrrotullimi i Bradasheshit; 100 m në drejtim të rrugës së Durrësit, Elbasan. Për prenotime apo porosi ju mund të kontaktoni në numrin e telefonit 0682553459  ose  0698668186.