>

Karburant “Besmiri”, një emër i krijuar nga cilësia

  • Në daljen lindore të Elbasanit, aty ku rruga kryesore e qytetit bashkohet me rrugën nacionale, ndodhet një nga pikat më të njohura të karburanteve në vend: Karburant “Besmiri”. E ndërtuar me një arkitekturë moderne, duke kombinuar në perfeksion ngjyrën bojëqielli me të bardhën dhe jeshilen e hapur, kjo pikë bie në sy që larg. Por nuk është thjesht arkitektura dhe pamja që e kanë bërë të njohur këtë pikë karburanti në Elbasan dhe më gjerë: mbi të gjitha karburant Besmiri është bërë i njohur për cilësinë e produkteve që ofron.

    Të bësh emër në  biznesin e karburanteve nuk është e thjeshtë. “Është biznes i ndjeshëm. Po e zhgënjeve qoftë edhe njëherë klientin, zor se të vjen prapë”- thotë Jetmir Berisha, administratori dhe djali i pronarit të kësaj pike karburanti.

    Besnikëria ndaj klientit, përsa i takon cilësisë së produktit është ajo që ka bërë diferencën mes karburant Besmiri dhe shumë të tjerëve. “Shoferët e dallojnë kollaj naftën apo benzinën e keqe. Po të mendosh qoftë edhe njëherë që po ia hedh, ia ke hedh vetes”-thotë Jetmiri.

    Pak histori

    Në fillim të viteve 90-të, pas rrëzimit të komunizmit dhe hyrjes së vendit në rrugën e ekonomisë së tregut, në Shqipëri nisi të shtohet nga dita në ditë edhe numri i makinave. Ky shtim i madh i numrit të makinave duhet të shoqërohej edhe me ndërtimin e infrastrukturës mbështetëse. Dhe pjesë e rëndësishme e kësaj infrastrukture mbështetëse janë edhe pikat e karburanteve.

    “Po shtoheshin makinat dhe kuptohet do të shtoheshin edhe pikat e karburanteve. Mua më pëlqente që të kisha një pikë të tillë. Ia kisha vënë syrin vendit dhe ia bleva tokën të zotit. Është vërtet një vend i mirë për këtë punë. Buzë rrugës nacionale, në një kryqëzim të rëndësishëm dhe fare afër qytetit. Pasi e bleva tokën, ndërtova karburantin tim në vitin 1998” –thotë pronari Nazmi Berisha.

    Në rreth 20 vjet, karburant Besmiri ka ardhur vazhdimisht vetëm duke u përmirësuar.  “E kemi ngritur tullë mbas tulle. Krijo të ardhura dhe investo. Është një biznes që ka ndërtuar vetveten” –tregon Nazmiu.

    Por përmirësimi nuk ka qenë vetëm në anën e ndërtimit dhe të arkitekturës. I rëndësishëm është sidomos përmirësimi i cilësisë dhe i shërbimit. Sapo nisi importi i karburanteve cilësore nga kompanitë e mëdha, karburant Besmiri ishte klienti i parë i tyre. Nafta e vendit nuk ishte e përshtatshme për teknologjine e makinave perëndimore, për këtë arsye duhet të shërbehej ai lloj karburanti që kërkohej nga kjo teknologji.

    Jetmir Berisha flet për strategjinë e ndjekur për të mos lëshuar pe në cilësi: “Ne jemi furnizuar dhe furnizohemi vetëm nga kompanitë më të sigurta dhe më të mira të tregtisë së karburanteve që e marrin naftën dhe benzinën nga rafineri të njohura në botë”-thotë ai.

    Me merakun për cilësinë, karburant Besmiri tregton vetëm naftë të kategorisë Euro-Diesel  si dhe benzinë 95 oktan, që aktualisht janë më të mirat në tregun shqiptar.

    Krahas cilësisë, edhe çmimi

    Duke qenë një biznes familjar, karburant Besmiri është ndërtuar me një logjikë ekonomike të thjeshtë dhe të sigurtë: “Fito nga pak, por vazhdimisht”. Është një biznes ku paraja nuk rrjedh lumë, por pikon pak e nga pak, dhe krijon mundësitë financiare për të mbajtur një familje dhe për të bërë edhe investimet e kërkuara për biznesin.

    “Duke mos patur shumë shpenzime pagash dhe administrative dhe duke mos patur qera, ne kemi mbajtur çmimin më të mirë të mundshëm për cilësinë më të mirë të naftës dhe të benzinës. Këtë e kemi bërë edhe duke patur parasysh xhepin e secilit që ka një makinë. Për shumicën e tyre, edhe 1 lek më pak, është i rëndësishëm” – thotë Jetmiri.

    Më tej ai tregon se si në momente krizash apo uljesh të menjëhershme të çmimeve në bursën e karburanteve, janë detyruar që ta shesin naftën edhe nën kosto, vetëm që të mbajnë klientelën dhe të jenë besnikë ndaj saj.

    Karburant Besmiri është nga ato raste kur cilësia shumë e mirë përputhet edhe me një çmim të mirë. Gjë e rrallë, sidomos po të kemi parasysh përvojën e mjaft karburanteve të tjera, ku pas një çmimi të ulët fshihet një produkt i keq që ia shkurton jetën makinës dhe dëmton rëndë financiarisht të zotin e saj.

    Naftë dhe benzinë, por edhe gaz…

    Që në momentin e parë kur në tregun shqiptar të makinave nisën të shfaqen makinat me gaz, karburant Besmiri bëri investimin shtesë për ndërtimin e pompës të furnizmit me gaz, duke qenë ndër të parat jo vetëm në Elbasan.

    “Gazi është ekonomik, dhe kohët e fundit ka shumë pronarë makinash që po i kthejnë makinat me gaz. Ne duhet t’i përgjigjeshim këtyre zhvillimeve, prandaj edhe hapëm pompën e furnizimit me gaz, krahas atyre të naftës dhe të benzinës” –thotë adminstratori.

    Por në rastin e gazit, Jetmiri pohon me ndershmëri se çmimi i tyre është pak më i lartë se të tjerët. Sepse, sipas tij gazi kërkon edhe  siguri të lartë. Për këtë arsye tek karburant Besmiri tregtohet vetëm gazi i cilësisë më të mirë që merret drejtpërdrejt nga depozitat e BENA Gaz.

    Vajrat lubrifikantë të markave më të mira

    Një makinë jeton gjatë jo vetëm prej karburantit të mirë. Po kaq i rëndësishëm është edhe lloji dhe cilësia e vajrave lubrifikantë që përdoren për të.

    Duke patur parasysh këtë fakt, tek karburant Besmiri i kanë kushtuar rëndësi edhe markës dhe cilësisë së vajrave lubrifikantë që tregtojnë. Në raftet e tregtimit të vajrave sheh vetëm marka të njohura europiane.

    “Krahas kësaj ne ofrojmë edhe shërbimin e kontrollit të nivelit dhe të furnizimit me vaj. Ka raste kur pas një rruge të gjatë, bie niveli i vajit dhe makina e ka të domosdoshme që t’i shtohet vaj deri në nivelin që kërkohet. Ne e bëjmë të mundur edhe këtë shërbim”.

    Por përveç ofrimit të vajit të markave më të njohura, tek karburant Besmiri është gati edhe marka e vajit që do të mbajë emrin e këtij biznesi. “Jemi në fazat e fundit të projektit për të patur vajin lubrifikant me emrin tonë, i cili do të vijë nga një prej prodhuesve më të njohur në botë. Së shpejti do ta zbulojmë edhe këtë surprizë” –tregon Jetmiri.

    Autokozmetika dhe komoditeti i makinës

    Pjesë e rëndësishme e komoditetit të makinës janë edhe produktet e auto-kozmetikës. Nuk janë të paktë ata që kujdesen për pamjen e makinës njëlloj si për pamjen e tyre.

    “Siç duan njerëzit një parfum të mirë kur dalin nga shtëpia, edhe makina e do një aromatizues të mirë kur del në rrugë” – thotë me humor Jetmiri.

    Tek karburant Besmiri, në raftin e këtyre produkteve dallon aromatizues të cilësisë shumë të mirë, lëngje të pastrimit të xhamave dhe të makinës, solucione higjenizuese apo shkëlqyese, etj.

    Jetojmë në kohë moderne dhe duke e kaluar një pjesë të kohës në makinë, nuk mund të mos kujdesemi për komoditetin që ajo ofron. Me këtë logjikë ecën në biznesin e vet edhe karburant Besmiri, pararoja e karburanteve në Elbasan dhe më gjerë.

    Në fund, edhe një kafe tek karburant Besmiri

    Si për të plotësuar të gjithë ciklin e shërbimeve ndaj makinës dhe shoferit, karburant Besmiri ka në hapësirën e vet edhe një Bar-kafe.

    Në këtë fillim janari të ftohtë, aty gjejmë të gjithë ngrohtësinë e shtëpisë, të shoqëruar edhe me aromën e parezistueshme të kafesë, e cila shijohet kaq shumë në çastet e pushimit gjatë udhëtimit.

    “Një kafe” – porosisim kur vjen kamarieri.

    “Ekspres apo turke?” –pyet ai.

    “Pse ka edhe turke?”

    “Po, si kafja që bëhet në shtëpi”

    Dhe pas një kafeje të tillë si kafja e shtëpisë, vazhdojmë rrugën sërish më me energji. Duke marrë me vete ndjesinë e mirë që të lë cilësia e produkteve dhe e shërbimeve që gjetëm tek karburant Besmiri.

    Për ata që s’kanë qenë, ja adresat dhe kontaktet:

    Lagjia: “Emin Matraxhiu” ( Pranë ish parkut të mallrave në unazën e re ), Elbasan.

    Telefon: 054253337.

    Celular: 0674093403 / 0695593133.

    E-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.