>

L'OASI, simboli i akullores italiane, ëmbëlsirave dhe shërbimit cilësor në Elbasan

  • L'OASI simbolizon akulloret cilësore, ndërsa shija perfekte e ëmbëlsirave tashmë përkthehet në L'OASI. Të gjithë e njohin emrin e akulloreve tipike italiane, ëmbëlsirave tradicionale shqiptare, internacionale dhe shërbimin perfekt të dyqanit më të famshëm në Elbasan. Ata gjithçka e prodhojnë vetë sigurisht duke garantuar cilësinë e lëndës së parë nëpërmjet punishtes së prodhimit tashmë të konsoliduar me shumë vite eksperiencë.

    Në bulevardin kryesor të qytetit pranë kryqëzimit "Dinamo" ndodhet dyqani tradicional i L'OASI. Një tjetër pikë kyçe është ajo pranë kryqëzimit të Cërrikut në rrugën kryesore "Thoma Kalefi" dhe së fundi akulloret, ëmbëlsirat si dhe shërbimin e një kafeje të mirë e gjeni në qendër të qytetit në barin e Turizmit Skampa.

    Akulloret Italiane dhe ëmbëlsirat internacionale të cilësisë së lartë (si: Tarta, Semifredo, Muse, Tiramisu, Sufle, Perla e të tjera) i janë bashkuar edhe ëmbëlsirat tradicionale Shqiptare.

    Si erdhi idea për një punishte akulloreje?

    Idea për të sjellë akulloren italiane në Elbasan ishte e administratorit të L'OASI. Ai mendoi se këtij qyteti i mungonte cilësia italiane e akulloreve. Prej shumë vitesh L'OASI ka ruajtur cilësinë dhe ka shtuar gamën e shërbimeve në fushën e pastiçerisë.

    Siç thotë edhe vetë, cilësia për L'OASI vjen e para.

    Gjithmonë çelësi ka qenë shërbimi shumë i mirë, pavarësisht ambienteve të vogla. Por tashmë prodhuesi i akullores dhe i ëmbëlsirave më të famshme në Elbasan ka një pikë të rëndësishme ku të gjithë mund t’i shijojnë dhe të mblidhen me miqtë në qendër të qytetit, në vendin më të famshëm, barin e Hotel-Turizmi Skampa.

    Për L'oasi më shumë rëndësi ka që produktet të jenë cilësore sidomos tek akullorja, kaq e kërkuar nga fëmijët, ndaj produktet që përdoren për prodhimin e saj janë të freskëta dhe të kontrolluara. Një akullore me fruta shumë mirë mund të zëvendësojë një herë në ditë një vakt me fruta.

    Tek L'OASI në Turizmin Skampa bëhen porosi për torta të llojeve të ndryshme, prenotime për festa, pritje dhe kokteile, duke ofruar hapësirat dhe vendin ideal në qendër të qytetit.

    Pikat e L'OASI mund t'i gjeni në:

    L'oasi 1: Bulevardi "Aqif Pasha" (pranë kryqëzimit Dinamo)

    L'oasi 2: Lagja: Brigada 17, (përgjatë rrugës: Thoma Kalefi)  

    L'oasi 3:Bulevardi "Aqif Pasha" ; Hotel-Skampa