>

Studio “Imagjinata”: personalizo botën tënde!

  • Zbulo çfarë mund të personalizojmë për ju!

    Studio imagjinata shërben në tregun e printimeve profesionale qysh në vitin 2003. Kjo studio është e specializuar për printimet në format të madh, reklamave, brandim të objekteve dhe mjeteve e deri tek produktet promocionale.

    Objektivi i studio imagjinata është t’ju ofroj një shërbim të sjellshëm, të përshtatshëm, profesional dhe me nivel të lartë. Stafi ynë profesional dhe i apasionuar ofron një shërbim të shkelqyer dhe tepër konkurues. Tek Imagjinata, ju merrni llojin e cilësisë dhe shërbimit që prisni nga një Lider në treg. Një përmbledhje e produkteve dhe shërbimeve që ne ofrojmë janë:

    Letër Murale të Personalizuar

    Me foton apo imazhin që dëshironi, printuar me teknologjinë inovatore HP latex, 100% ekologjike dhe rezistente, tekstura të ndryshme që përshtaten me abjentet tuaja e të tjera ;

    Piktura të Printuara në Kanavac

    Pikturat e printuara në kanavac është trendi i ri për zbukurimin e ambjenteve, thjesht, bukur, ekonomike, dhe jetegjatë.

    Printime Profesionale me cilësi HD

    Adeziv/Baner/Tekstil, cilësi e lartë materiali dhe printimi, rezistente ndaj kushteve atmosferike (3vjet)

    Produkte të Personalizuara

    Falë teknologjisë Mimaki UV, ne personalizojmë objekte 3D me foton, imazhin apo logon që dëshironi si: Kasa celulari, Bluze, Kuti Druri, Gur Dekorati, Jastik, Çanta Foto Kristal, Varëse çelsash e të tjera.

    Reklama të ndryshme 2D & 3D

    Germat 3D dhe përpunimi i plexiglasit është forma më e lartë e reklamimit në kohën e sotme.

    Kompania jonë është gjithnjë në zhvillim pasi nevojat apo klientët tanë ndryshojnë dhe mundësi të reja krijohen në treg. Ju mund të jeni të sigurt se, duke punuar me Imagjinata, ju do të gëzoni shërbimet, teknologjinë dhe zhvillimet më të fundit në industri.

    Gjithashtu prioriteti ynë më i lartë është që klientët të jenë të lumtur nga shërbimet. Ju jeni të rëndësishëm për ne dhe ju mund të prisni që ne të shkojmë shumë larg me ju. Shërbimi i shkëlqyer ndaj klientit është shenjë dalluese e Imagjinata.

    Ne jemi krenarë t'ju shërbejmë dhe të punojmë shumë që të jemi të lumtur bashkë me ju. Ne ofrojmë shërbime brenda dhe jashtë Shqiperisë, me shumicë dhe pakicë, ku shërbimi taxi brenda për brenda Shqiperisë është falas.

    Tek Studio Imagjinata, vlerësimi juaj është shumë i rëndësishëm për biznesin tonë.

    Nëse keni ndonjë pyetje, porosi apo koment për ne, ju lutemi na kontaktoni me një nga këto mënyra si më poshtë:

    Adresa:Lagja: Luigj Gurakuqi ; Bulevardi: Qemal Stafa, Turizmi Skampa ; dyqani nr.4 ;Elbasan.

    Orari i Shërbimeve:  E Hene - E Premte 9.00 -17.00 ; E shtunë 9.00-13.00 ;  E diel Pushim.

    Web: www.imagjinata.al ; Facebook: Imagjinata Interior ; Instagram: studio_imagjinata ;

    E-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. ; Telefon: 0698496111.

    Nëse dëshironi printime të shumëllojshme apo reklama ne kemi atë që dëshironi!

    Imagjino...Personalizo!