>

Lajme

Raportoni të moshuarit në nevojë

  • Më të fundit
  •  RAPORTONI NË LINK

    Bashkia Elbasan ju vjen në ndihmë të gjithë moshuarve që jetojnë vetëm.
    Jemi në gadishmëri 24 orë çdo ditë për këdo që ka nevojë, jemi përballë një armiku tepër të rrezikshëm ndaj ju lutemi të gjithëve sa më shumë kujdes.
    Nëse jeni në dijeni që kanë nevojë për ushqime dhe medikamente mund të raportoni në link 👇

     

    Elbasani Im
  • Elbasani Im 440
  • Bashkia e Elbasanit në ndihmë të moshuarve të vetmuar

  • Më të fundit
  • Rreth 300 pako ushqimore ka shpërndarë Bashkia e Elbasan në bashkëpunim me shoqata të ndryshme për njerëzit në nevojë dhe për të moshuarit e vetmuar.
    Një mbështetje e jashtëzokonshme për bashkinë në këto ditë të vështira kanë qenë organizatat dhe shoqatat La Luce Dell'Est, A2B, Terre des Hommes, ICC, Kryqi Kuq dhe World Vision.
    Falenderime pafund për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Bashkisë së Elbasanit dhe atyre që sot kanë nevojë më shumë se kurrë. Misioni dhe përkushtimi juaj është përkrahja më e madhe për ne.
    Të gjithë bashkë, duke ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë, do t'ja dalim.
    Bashkia e Elbasanit do të vijë edhe në shtëpinë tënde, do të jemi pranë çdokujt që ka nevojë dhe sidomos pranë moshës së tretë.
    Është përgatitur një grafik i përcaktuar me të gjitha lagjet dhe fshatrat, me familjet në nevojë dhe të moshuarit pa mbështetje. Kini durim dhe besim, do të jemi pranë çdo familje.

    Detyra juaj më e rëndësishme sot është të mos dilni nga shtëpia.

    Për të kërkuar ndihmë plotësoni formularin e mëposhtëm:

     

    Elbasani Im
  • Elbasani Im 446
  • Vijojnë investimet drejt objektivit ujë 24 ore

  • Më të fundit
  • Fillimi i vitit në Elbasan ka nisur me intensitet të lartë sa i përket punëve për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve. Aktualisht Bashkia Elbasan është duke ndërhyrë në lagjen "Çlirimi" në rrugën "Faik Nezi" në Lagjen "Vullnetari dhe "Veli Stafa".

    Kreu i Bashkisë Z.Llatja bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të AKUM, Alqi Bllako, inspektuan punimet duke kërkuar cilësi të tyre dhe padyshim rritje të performancës së drejtorisë së Ujësjellës Kanalizime Elbasan, ndërsa janë njohur nga afër me ecurinë e këtyre punimeve.

    Ky projekt do t'u vijë në ndihmë 1200 banorëve të Elbasanit, ku më konkretisht bëhet fjalë për zëvëndësimin e tubacioneve të çelikut që nuk janë bërë që prej viteve '90, vendosja e matësave dhe tubacionin në standardet e duhura.

    Në fjalën e tij Z.Llatja u shpreh se ndërhyrja në këto lagje ishte një domosdoshmëri, jo vetëm për t'u dhënë shërbim më cilësor banorëve, por edhe për të mos pasur humbje në rrjet, ç'ka shkaktonte probleme të njëpasnjëshme.

    Alqi Bllako, Drejtori i Përgjithshëm, AKUM u shpreh se në Bashkinë Elbasan do të implementohen 4 projekte të mëdha nga AKUM, mënyrë kjo, jo vetëm për të rritur cilësinë e ujit të pijshëm, por edhe për të përmirësuar performancën e UKE-së.

    Duke e cilësuar investimin e ujësjellësit si mjaft ambicioz, i cili do të ulë ndjeshëm humbjet e ujit në rrjet, Llatja shtoi se "shpresojmë që me mbështetjen e qeverisë, Akum, përfaqësuesve të KFW, BE, SECO do të vazhdojnë investimet në rrjetin e kanalizimeve edhe në fshatra".

     

    Burimi : Bashkia Elbasan

    Elbasani Im
  • Elbasani Im 591
  • Rama kontroll në Tiranë-Elbasan: Në mars hapet një nga korsitë

  • Më të fundit
  • Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër punimet në autostradën Tiranë-Elbasan, ndërsa nuk kurseu sulmet për qeverinë e kaluar. Gjatë një bashkëbisedimi me inxhinierin e projektit, kreu i qeverisë tha se për këtë projekt janë hedhur shumë lekë, duke shtuar se njëra nga korsitë hapet në mars.

    “Fillimin pa projekt, pa studim gjeologjik, pa asnjë lloj sigurie dhe ‘hajde hapim tunelin’. Kështu e paguam shtrenjte. Ky projekt ka shkuar shumë, dyfish nga marrëzia dhe babëzia e paimagjinueshme. Tani s’ka më arsye që të bllokohet procesi. Në mars është mirë që të hapet njëra anë e korsitë”, tha Rama.

     

    Elbasani Im
  • Elbasani Im 1095
  • Prefekti i ri i Elbasanit kritika kompanive që mirëmbajnë rrugët

  • Më të fundit
  • Gledian Llatja drejtoi mbledhjen e parë me emergjencat civile, si prefekt i Qarkut të Elbasanit, detyrë të cilën e mori vetëm një ditë më parë.

    Ndërsa bëri një përmbledhje të situatës në qark për shkak të motit të keq, Llatja u tregua i prerë dhe i qartë me kompanitë koncesionare për mirëmbajtjen e rrugëve të cilat i kritikoi për shkak së nuk ju përgjigjën në kohë emergjencës dhe furnizimi me kripë nuk ishte i mjaftueshëm.

    Kryetari i Bashkisë së Elbasanit në fjalën e tij ngriti shqetësimin e tij për investimet emergjente që nevojiten për shtratin e përroit të Zaranikës dhe atij të Manazderes duke kërkuar mbështetjen e prefektit për ta përcjellë këtë shqetësim.

    Në Bashkinë e Gramshit, rruga e Kodovjatit nuk ka kompani mirëmbajtëse dhe ky shqetësim është përcjellë nga nënkryetari i Bashkisë i cili shtoi gjithashtu edhe problematikat e aksit nacional Cerrik-Gramsh. Bien në sy zgjidhja e problematikave përsa i përket furnizimit me energji elektrike. Drejtori i OSHEE tha se në të gjithë qarkun asnjë abonent nuk ka mungesë energjie.

    Fatmirësisht gjatë ditëve me mot të keq nuk ka pasur emergjenca shëndetësore ndërsa mësimi në shkolla është ndërprerë në ato zona ku pati probleme. Edhe pse në shumicën e territorit është kthyer normaliteti, ende ka fshatra të thellë në Bashkinë e Librazhdit të bllokuar ku trashësia e dëborës ka kaluar 1 metër.

    Elbasani Im
  • Elbasani Im 1003
  • Sejdini: Ndërhyrja në Zaranikë, emergjente.  

  • Më të fundit
  •  

    Kryetari i Bashkisë Z. Sejdini mori pjesë sot në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave në Prefekturën e Elbasanit ku foli rreth situatës në territorin e bashkisë.

    Sejdini tha se dëbora e disa ditëve më parë bllokoi disa fshatra të Elbasanit si Labinoti Mal, Benë, Gurë i Zi dhe Mollagjesh. Ndërhyrja e bashkisë bëri të mundur hapjen e rrugëve dhe normalizimin e situatës ndërkohë që ende vazhdon të punohet në fshatin Benë.

    Por për Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit problem paraqet nisja e reshjeve që pritet të shtojë problematikat në përrenjtë e Zaranikës dhe Manazderes të cilat kanë nevojë për ndërhyrje urgjente.

    Sejdini kërkoi edhe mbështetjen e prefektit, Z. Llatja për të bërë të mundur që rikonstruksioni i shtretërve të përrenjve që rrethojnë qytetin të nisë sa më parë.

    Sipas Z. Sejdini, emergjencat e shkaktuara nga dëbora nuk mund të krahasohen me dëmet që mund të sjellin këta përrenj, argjinatura e të cilëve është tërësisht e shkatërruar.

    Elbasani Im
  • Elbasani Im 973