>

Si në plazh, furrat e bukës rrisin çmimet në Elbasan

  • Furrat e bukës, pastiçeritë e byrektoret duket se nuk kanë arritur marrëveshjen për uljen e energjisë elektrike. Kjo kuptohet tek fakti që produktet të ndryshme në dyqanet e lartpërmendura kanë pësuar rritje prej 10 lekësh.

    Prodhuesit e bukës në të gjithë vendin pak kohë më parë paralajmëruan rritje të çmimit të bukës e gjithë kjo erdhi për shkak të një vendimi të OSHEE që ka të bëjë me furrat e bukës, që krahas bukës tregtojnë edhe produkte të tjera brumi, pastiçerie dhe byrektore.

    Sipas vendimit të OSHEE, furrat që përdorin bazë frigoriferike përjashtohen nga subvencionimi i tarifës së reduktuar të çmimit të energjisë prej 7.6 lekë/kwh dhe do ta paguajnë tarifën e energjisë pa subvencionim 14 lekë/kwh.

    Ndërsa punonjësit në furrat e bukës, pastiçeritë dhe byrektoret nuk pranojnë të flasin para kameras. Përballë kësaj situate, konsumatorët janë ata që penalizohen dyfish, pasi do të paguajnë më shumë për të njëjtin produkt, asgjë nuk do të ndryshojë përsa i përket cilësisë së produkteve të brumit që ofrohen.