>

Qyteti mbytet nga sirenat. Ja çfarë ka ndodhur

  • Prej 24 orësh në rrugët e Elbasanit dëgjon vetëm sirena urgjencash, zjarrfikësesh, policie etj. Janë sinjale që në një fare mënyre krijojnë ankth.Por çfarë ka ndodhur. Përse kaq shumë sirena? Janë operacione policie? Zjarre?

    Në fakt rezulton se kemi të bëjmë më shumë me sirena autoambulancash. Gjatë ditëve të fundit Elbasani është përfshirë nga temperatura të larta dhe në urgjencën spitalore janë paraqitur shtetas me probleme në zemër, probleme me qarkullimin e gjakut, hipertermi , tromboza cerebrale etj.

    Sipas të dhënave, reparti i kardiologjisë është plot me pacientë, disa prej të cilëve kanë kaluar parainfarkt. Vetëm gjatë ditës së djeshme u paraqitën 5 shtetas në gjendje të rëndë.

    Pastaj vargut të sirenave i shtohen pacientët me viroza, me pickime nga gjarpërinjtë dhe insektet, me sëmundje që stimulohen nga të nxehtit. Sirenat e policisë, zjarrfikseve etj.

    Ndaj kujdes! Shëndeti mbi të gjithë megjithëse sot u freskua pak…