>

Në mes të korrikut, çahet qielli, shkreptimat godasin periferinë e Elbasanit

  • Është mesi i korrikut. Por moti ka çmendur sivjet. Në mëngjes qyteti Elbasan u gdhi nga qielli që shkëlqente nga dielli. Por në mesditë nisën sërish rrebeshe. Dhe jo shi dosido. Por me bubullima e vetëtima që dridhnin dhenë. E natyrisht nuk munguan edhe rrufetë.

    Në kodrat në afërsi të Elbasanit retë morën forma të çuditshme. Ndërkohë që nga “barku” i tyre zbrisnin vetëtima që shkrepnin mbi tokë.

    Kjo është vera më e lagësht që është provuar ndonjëherë.