>

Hidhet nga kati i pestë 25 vjeçari në lagjen Sul Paprri

  • Hidhet nga kati i pestë një i ri në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në mesditë në lagjen "Sul Papri". Shtetasi K.K.,  rreth 25 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se është vetë hedhur nga kati i pestë i një  pallati.


    Ai është dërguar menjëherë në Spitalin kirurgjik dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut.

    Nga veprimet paraprake rezulton se shtetasi K.K dyshohet  vuan nga çrregullime mendore dhe ka ardhur nga Tirana ku ka hipur në një pallat dhe është vetë hedhur.