>

Festat rritin çmimet. Këtë vit, edhe më herët në Elbasan

  • Duket se afrimi i dimrit, por edhe i festave të fundvitit, është reflektuar me rritje çmimesh në tregun e fruta-perimeve në Elbasan.

    Edhe pse duket ende herët, tregtarët pretendojnë se rënia e prodhimit vendas ka çuar në një rritje të vogël të çmimeve.

    Por, nga ana tjetër, qytetarët thonë se rritja e çmimeve pa hyrë ende dhjetori është e papërballueshme.

    Ashtu siç ndodh rëndom, afrimi i festave të fundvitit sjell një rritje të çmimeve, që prek artikujt e shportës, ndërkohë fundi i dhjetorit pritet të sjellë rritje të mëtejshme.

     
     

    Top Channel