>

Sejdini: Ndërhyrja në Zaranikë, emergjente.  

  •  

    Kryetari i Bashkisë Z. Sejdini mori pjesë sot në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave në Prefekturën e Elbasanit ku foli rreth situatës në territorin e bashkisë.

    Sejdini tha se dëbora e disa ditëve më parë bllokoi disa fshatra të Elbasanit si Labinoti Mal, Benë, Gurë i Zi dhe Mollagjesh. Ndërhyrja e bashkisë bëri të mundur hapjen e rrugëve dhe normalizimin e situatës ndërkohë që ende vazhdon të punohet në fshatin Benë.

    Por për Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit problem paraqet nisja e reshjeve që pritet të shtojë problematikat në përrenjtë e Zaranikës dhe Manazderes të cilat kanë nevojë për ndërhyrje urgjente.

    Sejdini kërkoi edhe mbështetjen e prefektit, Z. Llatja për të bërë të mundur që rikonstruksioni i shtretërve të përrenjve që rrethojnë qytetin të nisë sa më parë.

    Sipas Z. Sejdini, emergjencat e shkaktuara nga dëbora nuk mund të krahasohen me dëmet që mund të sjellin këta përrenj, argjinatura e të cilëve është tërësisht e shkatërruar.