>

Vijojnë investimet drejt objektivit ujë 24 ore

  • Fillimi i vitit në Elbasan ka nisur me intensitet të lartë sa i përket punëve për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve. Aktualisht Bashkia Elbasan është duke ndërhyrë në lagjen "Çlirimi" në rrugën "Faik Nezi" në Lagjen "Vullnetari dhe "Veli Stafa".

    Kreu i Bashkisë Z.Llatja bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të AKUM, Alqi Bllako, inspektuan punimet duke kërkuar cilësi të tyre dhe padyshim rritje të performancës së drejtorisë së Ujësjellës Kanalizime Elbasan, ndërsa janë njohur nga afër me ecurinë e këtyre punimeve.

    Ky projekt do t'u vijë në ndihmë 1200 banorëve të Elbasanit, ku më konkretisht bëhet fjalë për zëvëndësimin e tubacioneve të çelikut që nuk janë bërë që prej viteve '90, vendosja e matësave dhe tubacionin në standardet e duhura.

    Në fjalën e tij Z.Llatja u shpreh se ndërhyrja në këto lagje ishte një domosdoshmëri, jo vetëm për t'u dhënë shërbim më cilësor banorëve, por edhe për të mos pasur humbje në rrjet, ç'ka shkaktonte probleme të njëpasnjëshme.

    Alqi Bllako, Drejtori i Përgjithshëm, AKUM u shpreh se në Bashkinë Elbasan do të implementohen 4 projekte të mëdha nga AKUM, mënyrë kjo, jo vetëm për të rritur cilësinë e ujit të pijshëm, por edhe për të përmirësuar performancën e UKE-së.

    Duke e cilësuar investimin e ujësjellësit si mjaft ambicioz, i cili do të ulë ndjeshëm humbjet e ujit në rrjet, Llatja shtoi se "shpresojmë që me mbështetjen e qeverisë, Akum, përfaqësuesve të KFW, BE, SECO do të vazhdojnë investimet në rrjetin e kanalizimeve edhe në fshatra".

     

    Burimi : Bashkia Elbasan