Bashkia e Elbasanit në ndihmë të moshuarve të vetmuar

Rreth 300 pako ushqimore ka shpërndarë Bashkia e Elbasan në bashkëpunim me shoqata të ndryshme për njerëzit në nevojë dhe për të moshuarit e vetmuar.
Një mbështetje e jashtëzokonshme për bashkinë në këto ditë të vështira kanë qenë organizatat dhe shoqatat La Luce Dell'Est, A2B, Terre des Hommes, ICC, Kryqi Kuq dhe World Vision.
Falenderime pafund për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Bashkisë së Elbasanit dhe atyre që sot kanë nevojë më shumë se kurrë. Misioni dhe përkushtimi juaj është përkrahja më e madhe për ne.
Të gjithë bashkë, duke ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë, do t'ja dalim.
Bashkia e Elbasanit do të vijë edhe në shtëpinë tënde, do të jemi pranë çdokujt që ka nevojë dhe sidomos pranë moshës së tretë.
Është përgatitur një grafik i përcaktuar me të gjitha lagjet dhe fshatrat, me familjet në nevojë dhe të moshuarit pa mbështetje. Kini durim dhe besim, do të jemi pranë çdo familje.
Detyra juaj më e rëndësishme sot është të mos dilni nga shtëpia.
Për të kërkuar ndihmë plotësoni formularin e mëposhtëm: