25 mësues të infektuar në Elbasan, ja kush janë tre rastet e fundit

25 mësues të infektuar në Elbasan, ja kush janë tre rastet e fundit
12:12, 12/10/2020
Që nga nisja e procesit mësimor në Elbasan janë infektuar me koronavirus 25 mësues. Burimet kanë thënë për “Panorama” se tre rastet e fundit janë dy mësues të gjimnazit “Kostandin Kristoforidhi” dhe një tjetër në një shkollë ku mësojnë nxënës me aftësi ndryshëm. Ndërkohë në 3 javë proces mësimor janë infektuar edhe 6 nxënës.
Në qarkun e Elbasanit në 24 orët e fundit u regjistruan 20 raste me Covid. Ndërsa nga fillimi i pandemisë ky qark ka shënuar 218 raste.
© SYRI.net