>

Digjen të gjallë në banesë burrë dhe grua

  • Ngjarje e rëndë në fshatin Gjergjan të Elbasanit. Një çift bashkëshortën humbin jetën si pasojë e djegies nga zjarri.

     Vasil Liçi 65 vjeç dhe bashkëshortja e tij Sabrie Liçi 61 vjeçe u gjetën të vdekur në banesë pas shpërthimit të zjarrit që u provokua nga bombula e gazit.

    Për çiftin nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi. Sipas komunikatës zyrtare të policisë ata janë gjetur të vdekur nga nipi i tyre i cili ka hyrë nga dritarja por pa mundur ti shpëtojë.

    Banorët e fshatit dhe fqinjët flasin fjalët më të mira për çiftin e ndjerë që jetonin në një vilë të vetëm pasi fëmijët i kishin në emigracion.

    Sipas tyre, prej disa kohësh Sabrie Liçi kishte probleme me shëndetin. Ndërsa Vasil Liçi, i njohur në fshat edhe me emrin e parë si Shyqëri Liçi, po kalonte disa momente depresive, ndoshta për shkak të sëmundjes së bashkëshortes dhe mungesës së interesit të fëmijëve.

    Ende mbeten të paqarta rrethanat e kësaj ngjarje. Policia dhe grupi hetimor kanë kryer veprimet procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e së vërtetës. Sipas grupit hetimor, paraprakisht mendohet se shkak i shpërthimit të zjarrit ën dhomën e çiftit ka qenë një bombul gazi që është çmontuar qëllimisht nga kryefamiljari e më pas i është vënë flaka. Ky veprim është ndërmarrë në kushte të tronditjes nervore. Megjithatë hetimet vazhdojnë.