>

Bie nga mani, vdes 44 vjeçari nga një fshat i Librazhdit

  • Ngjarje tragjike në një fshat të Librazhdit. Burri hyp për të ngrënë mana, por rrëshqet nga pema dhe humb jetën në spital. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Funaras. Rreth orës 11.30 Bashkim Shera 44 vjeç me banim në këtë fshat, ka hipur në pemën e manit në shtëpinë e tij, por i rrëshqet këmba dhe bie aksidentalisht.

    Ai është dërguar në spitalin e Librazhdit ku ka marrë ndihmën e parë. Por meqë gjendja ishte e rënduar, është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

    Me gjithë shërbimin e specializuar që ka marrë ai ka ndërruar jetë.  

    Policia e ka klasifikuar ngjarjen si aksidentale. Megjithatë materialet i kanë kaluar Prokurorisë.