>

Elbasan, merr flakë banesa, lëndohet 77-vjeçari, shkak bëhet bombula e gazit

  • Një banesë është djegur mëngjesin e kësaj të hëne në Elbasan, në fshatin Katund i Ri, në Elbasan.

    Në përpjekje për të shuar zjarrin ka shkuar një 77-vjeçar, i cili ka tentuar të shuajë flakët dhe është lënduar vetë.

    Policia njofton se është dërguar për mjekim në spitalin e Elbasanit.

    Njoftimi i plotë:

     Elbasan

    Informacion paraprak

    Në banesën e shtetasit I.L. rreth 77 vjeç, në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, ka rënë zjarr.Në vendin e ngjarjes kan shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfiksja, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

    Si pasojë e zjarrit në përpjekje për ta shuar shtetasi I.L., është lënduar lehtë i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Elbasanit.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të zjarrit, ku nga hetime paraprake dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e shpërthimit e bombules së gazit.