>

Bashkia Cërrik njofton asfaltimin e rrugëve të lagjeve

  • Bashkia cërrik ka njoftuar se së shpejti do të nisë asfaltimin e rrugëve të lagjeve në qytetin e saj. Bashkia e ka cilësuar këtë si një lajm të shumëpritur për banorët e qytetit sepse ky investim ndikon drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

    “Pas 28 vitesh nis asfaltimi i rrugëve të brendshme të lagjeve...”, citon bashkia në profilin e saj në facebook.

    I menjëhershëm ka qenë reagimi i qytetarëve. Shumica e tyre përgëzojnë bashkinë dhe kryebashkiakun Altin Toska. Të tjerë propozojnë se ku duhet të ndërhyhet sa më parë. Por i çuditshëm është mendimi i një qytetari. “Mos i bëni shumë të mira se prap do iu shajnë”, thotë ai.

    Gjithsesi ky është një nga projektet madhor i bashkisë Cërrik që ndryshon imazhin për qytetit të saj.