>

Gjendet predhë luftarake në afërsi të burgut të Peqinit

  • Gjendet një predhë luftarake në afërsi të burgut të Peqinit.

    Dje, rreth orës 13:00, në burgun e Peqinit (I E V P), jashtë rrethimit, gjatë gërmimeve të kryera për ndërtimin e fushës së futbollit, u gjet një  predhë luftarake e kalibrit 60 mm.

    Menjëherë sapo u konstatua, autoritetet e burgut u vendosën në gatishmëri dhe lanë shërbime të posaçme për ruajtjen e saj deri në mbërritjen e specialistëve.

    Predha mendohet se ndodhej aty pas trazirave të vitit 1997, por ishte e mbuluar me dhe.

    Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.