>

Aksidentohet me vdekje shqiptaro-maqedonasi në Bushtricë

  • Një aksident me vdekje është regjistruar sot në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas. Ngjarja ka ndodhur tek Ura e Bushtricës. Mjeti motoçiklet me targa  GV 3425 AD  me drejtues shtetasin  Zyrdi Hasani 60 vjeç, banues në Gostivar Maqedoni, ka dalë nga rruga. 

    Si pasojë e daljes së motoçikletës nga rruga është aksidentuar vetë drejtuesi i mjetit, i cili u transportua menjëherë në Spitalin e Librazhdit, por si pasojë e plagëve të marra ka  ndëruar jetë në spital.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të  aksidentit,  ku nga veprimet paraprake dyshohet se shkak  është lagështia në rrugë.