>

Ngjarje rëndë në Elbasan/Pllakat e mermerit zënë poshtë një punëtor

  • Një punëtor i një firme që merrej me shitje dhe prodhim mermeri ka humbur jetën gjatë një aksidenti në punë në Elbasan. Viktima është një 42-vjecar nga fshati Vidhas i Elbasanit. Ai ka qenë duke punuar në momentin kur e kanë zënë poshtë disa pllaka mermeri.

    Për shkak të sasisë së madhe të mermerit është e pamundur nxjerrja e trupit dhe po pritet ndërhyrja e forcave zjarrëfikëse dhe vincit. Nuk dihet ende identiteti i tij, ndërkohë që Policia ndodhet në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e të gjitha rrethanave të kësaj ngjarjeje. /shqiptarja/