>

Peqin/ Konflikt në familje, i ati plagos me thikë të birin, në pranga 64-vjeçari

  • Një person është arrestuar në flagrancë në fshatin Vashaj, pasi plagosi me thikë djalin e tij.

    Report Tv mëson se bëhet fjalë për Y.S, 64 vjec.

    Sipas policisë, 64-vjecari e ka sulmuar mbrëmjen e djeshme të birin në banesë gjatë një sherri që është zhvilluar për motive të dobëta. Sa i takon të plagosurit, mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale "Dhuna në familje".