>

Të reja nga Qarku

Goditi kunatën me sende të forta, arrestohet 41-vjeçari në Cërrik

  • Të reja nga Qarku
  • Policia e Cërrikut ka arrestuar në flagrancë një 41-vjeçar, pasi akuzohet se ka dhunuar me sende të forta për motive të dobëta kunatën e tij. Në pranga ka përfunduar M. D., 41 vjeç  banues në Belsh.

    Njoftimi nga policia:

    Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, arrestuan në flagrancë shtetasin:

    D., 41vjeç, banues në Belsh. Arrestimi i tij u bë pasi në banesë për motive të dobëta ka goditur me sende të forta kunatën e tij.

    Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar neni 130/a  i Kodit Penal.

    Source: BalkanWeb

    Elbasani Im
  • Elbasani Im 869
  • Shpëtoi fëmijën 14 vjeç, shqiptari ‘hero’ në Austri

  • Të reja nga Qarku
  • Emigrantët shqiptarë në vende të ndryshme të botës kanë dalë në media për vepra të ndryshme penale. Kjo është vetëm njëra anë e medaljes, pasi ka prej atyre emigrantësh që janë shndërruar në ambasador të shqiptarëve.

    Një shqiptar nga Podujeva, Muharrem Behrami ka shpëtuar një fëmije, i cili kishte mbetur i mbyllur brenda një oxhaku në Austri, raporton BalkanWeb. Ka qenë kosovari që ka dëgjuar të bërtiturat e 14-vjeçari, ndërsa  ai menjëherë njoftoi policinë dhe zjarrfikësit, të cilët arritën ta shpëtonin pas ndërhyrjes në një kohë shumë të shpejtë, raporton BalkanWeb.

    Rasti në fjalë ka marrë vëmendjen e medias vendase, madje edhe gazeta “Land Leute” i ka kushtuar një faqe të plotë veprimit heroik të shqiptarit, i cili jeton prej vitesh në Linz të Austrisë.

     “Një nga banorët e lagjes, shoferi i kamionit, Muharrem Behrami, dëgjoi thirrjet për ndihmë nga 14-vjeçari në 1:30 të mëngjesit. Kosovari menjëherë lajmëroi policinë. Dy zyrtarë kontrolluan të gjitha apartamentet, por fillimisht nuk gjetën asgjë. U deshën gati dy orë që britmat më në fund të lokalizoheshin.

    Kur ishte e qartë se në cilën situatë ishte djali, departamenti i zjarrfikësve u alarmua në orën 3:30. Shpëtimi i fëmijëst nuk ishte aq i lehtë. Nëpërmjet një ngushtice, forcat e punës mund të preknin krahët e Bibenit të dëshpëruar.

    Ai po merrte frymë, por i mbërthyer në oxhaqet e ngushta dhe plotësisht i pafuqishëm. Në orën 4:30, fëmija u lirua më në fund nga oxhaku. Ai ishte plotësisht i lodhur dhe i çrregullt. Pas ndihmës së tij të parë nga ambulanca, ekipet mjekësore e çuan në spital”, shkruan gazeta.

    Muharremi  është shprehur se nuk e konsideron veten shpëtimtar, por këtë meritë tha ai e meritojnë zjarrfikësit dhe policia.

    “Unë vetëm e kam bërë detyrën time si dhe e kam marrë telefonin. Heronjtë e vërtetë të natës janë zjarrfikësit, policia dhe ekipet e shpëtimit”, tha shqiptari për mediat vendase.

    Elbasani Im
  • Elbasani Im 300
  • Dy viktima në 3 ditë, pezullohet puna në një nga repartet e Kurumit

  • Të reja nga Qarku
  • Dega rajonale e Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore në qytetin e Elbasanit ka njoftuar përmes një komunikate për mediet se ka vendosur të marrë në mënyrë urgjente masën e “pezullimit të punës” pa afat në Repartin e Petëzimit të kompanisë “Kurum International Sh.a.”, pas plagosjes së një punonjësi dhe humbjes së jetës nga një tjetër.

    Më konkretisht, ka qenë vet subjekti “Kurum Int. Sh.a.” që ka njoftuar degën e ISHPSHSH-së në Elbasan për një aksident të ndodhur më 19 nëntor, që u shoqërua me plagosjen e një punonjësi në sektorin e magazinimit të këtij reparti. Menjëherë është ngritur një grup pune për të hetuar mbi këtë aksident, por gjatë inspektimeve në vendngjarje, vetëm dy ditë më vonë në datën 21, një tjetër punonjës është aksidentuar, për fat të keq fatalisht. Punonjësi ishte me profesion elektriçist.

    Për shkak të dy incidenteve të njëpasnjëshme, e në kushtet kur vazhdimi i punës në këtë zonë përbën kërcënim konstant për shëndetin dhe sigurinë në punë të punëtorëve të tjerë, inspektorët vendosën pezullimin e punës derisa situata të gjejë zgjidhje, për t’iu ofruar një punë më të sigurtë punonjësve.

    Top Channel

    Elbasani Im
  • Elbasani Im 1107
  • Ulen temperaturat, dëbora mbulon fshatrat malorë në Elbasan

  • Të reja nga Qarku
  • Gjatë gjithë natës së kësaj fundjave reshjet e para të dëborës kanë rënë edhe në një pjesë të Qarkut të Elbasanit. Burime zyrtare raportuan se bora ka shkuar në një trashësi nga 10-15 cm në malin e Shebenikut, Sopotit, Polisit dhe Qarrishtës si dhe disa nga fshatrat më malorë të Librazhdit.

    E njëjta situatë raportohet edhe në Njësinë Administrative Steblevë, ku siç raporton drejtuesi i saj Alban Fejzo, pothuajse të gjitha fshatrat e Steblevës janë zgjuar të shtunën të mbuluar nga një shtresë e hollë dëbore, ndërsa temperaturat janë ulur ndjeshëm.

    Sipas Fejzos janë marrë të gjitha masat nga ana e pushtetit vendor që ky dimër sado i “egër” të jetë të përballohet me sukses. Për çdo problematikë që mund të krijohet janë marrë të gjitha masat që të zgjidhet në kohë rekord duke filluar nga hapja e rrugëve deri te ndihma emergjente.

     

    Në çdo skaj të njësisë kemi një plan të detajuar masash perfekte për t’iu gjendur pranë komunitetit, theksoi Alban Fejzo, administrator i Steblevës një prej zonave më malore të rrethit të Librazhdit.
    Kjo njësi administrative është mjaft e frekuentuar nga turistët gjatë gjithë vitit sidomos gjatë stinës së dimrit. Edhe këtë vit nga rënia e reshjeve të para pritet të kthehet në një nga destinacionet e preferuara për vendasit dhe të huajt.

    (BalkanWeb)

    Elbasani Im
  • Elbasani Im 1087
  • Librazhd, furgoni i mallrave bie 40 metra në humnerë, plagosen 3 të rinj, shoferi rëndë

  • Të reja nga Qarku
  • Një aksident është regjistruar në orët e para të ditës së sotme në fshatin Pishkash ku një furgon mallrash ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar 40 metra në humnerë. 

    Report Tv siguron pamjet nga vendi i ngjarjes, ku furgoni ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një përrua duke u përmbysur. Sipas policisë, furgoni me targa AA 369 UF, me drejtues Markel Merkollin 32 vjeç, banues në fshatin Vloçisht në Korçë, ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 40 metra në humnerë. 

    Si pasojë janë aksidentuar drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët, Endri Merkolli 22 vjeç, dhe Kristo Çika 31 vjeç, banues po në fshatin Vloçisht Korçë, të cilët janë transportuar për në spitalin e Librazhdit. Nga aksidenti Endri Merkolli paraqitet në gjendje më të rëndë se dy pasagjerët dhe pritet që të transportohet për në Tiranë. 

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se ka qenë humbja e kontrollit nga lagështira në rrugë ose përgjumja e shoferit.

    Pasditen e djeshme u regjistrua një tjetër aksident në Qafë Thanë, ku një autobus me gjimnazistë nga Fieri doli nga rruga si pasojë e lagështirës 

    Elbasani Im
  • Elbasani Im 674
  • Vjedhje në dyqane dhe shkolla, arrestohet 35-vjeçari nga Belshi

  • Të reja nga Qarku
  • Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se është autori i një sërë vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Belshit.

    Në prangat e policisë ka rënë A Ll, banues në Rrenas, i cili dyshohet se ka kryer vjedhet e mëposhtme:

    • Më 10.10.2018, në Belsh, dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetasit F.I.
    • Më 21.06.2018 në fshatin Deshiran, dyshohet se ka vjedhur në shkollën e mesme në fshatin Deshiran një monitor kompiuteri TLC.
    • Më 02.02.2018, në fshatin Klos, dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetasit F.V.
    • Më 17.11.2017, në fshatin Mollas, dyshohet se ka vjedhur në pronën e shtetasit F.Xh .
    Elbasani Im
  • Elbasani Im 1219