>

Lajme

Festat rritin çmimet. Këtë vit, edhe më herët në Elbasan

  • Më të fundit
  • Duket se afrimi i dimrit, por edhe i festave të fundvitit, është reflektuar me rritje çmimesh në tregun e fruta-perimeve në Elbasan.

    Edhe pse duket ende herët, tregtarët pretendojnë se rënia e prodhimit vendas ka çuar në një rritje të vogël të çmimeve.

    Por, nga ana tjetër, qytetarët thonë se rritja e çmimeve pa hyrë ende dhjetori është e papërballueshme.

    Ashtu siç ndodh rëndom, afrimi i festave të fundvitit sjell një rritje të çmimeve, që prek artikujt e shportës, ndërkohë fundi i dhjetorit pritet të sjellë rritje të mëtejshme.

     
     

    Top Channel

    Elbasani Im
  • Elbasani Im 474
  • Aksident me pasojë vdekjen në Elbasan

  • Më të fundit
  • Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan.

    Një makinë ka përplasur një këmbësor, duke i marrë jetën.

    Aksidenti ka ndodhur në zonën e Zaranikës.

    Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka ndaluar drejtuesin e mjetit.

    Elbasani Im
  • Elbasani Im 2200
  • Granatë në një lokal të Elbasanit gjatë natës, plagoset pronari

  • Më të fundit
  • Një shpërthim ka ndodhur gjatë natës në një lokal në lagjen "Partizani", ku si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë pronari.

    32-vjeçari, A A, ndodhej në ambientet e lokalit kur është hedhur granata e dorës dhe më pas është transportuar në Spitalin e Elbasanit në gjendje të rëndë.

    Policia dhe grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon mbi për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

    Njoftimi i plotë:

    Elbasan

    Informacion paraprak

    Në orët e para të mëngjesit në lagjen "Partizani", Elbasan në ambjentet e një lokali është hedhur një granate dore e cila ka shpërthyer, dhe për pasojë është dëmtuar pronari i lokalit shtetasi A.A., rreth 32 vjeç, i cili ndodhej në lokal në ato momente.

    I dëmtuari është transportuar në Spitalin e Elbasanit në gjendje të rëndë.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.

    Elbasani Im
  • Elbasani Im 1806