>

Muze dhe qendra historike

Kalaja e Elbasanit

  • Muze dhe qendra historike
  • Kalaja e Elbasanit së bashku me muret rrethuese të saj, tregojnë qartë për rëndësinë ushtarake të qytetit të Elbasanit gjatë peridhës otomane.
    Ajo ka formën e një katërkëndëshi kënddrejtë dhe të katër qoshet e saj, janë të forcuara me kulla të fuqishme. Por si shumë kala të tjera në Shqipëri, edhe Kalaja e Elbasanit, me përjashtim të murit Jugor dhe një pjese të murit Perëndimor, muret e tjera janë të rrënuara thuajse tërësisht.

    Vazhdoni leximin

    Elbasani Im
  • Elbasani Im 325
  • Takoni Onufrin në Kishën e Shën e Premtes në Valësh

  • Muze dhe qendra historike
  • Kisha e Shën e Premtes ose ndryshe e Shën Parashqevisë, ndodhet në fshatin Valësh në Elbasan. Brendësia e monumentit, ruan piktura murale, të cilat mbajnë autorësinë e mjeshtrit të njohur të Shek. 16-të, Onufrit i cili është një personalitet artistik i cili krijoi gjithashtu edhe shkollën e Beratit. Ai arriti të kombinonte traditën piktorike lokale me elementët më të mirë të traditës Lindore (paleologe) dhe Perëndimore (italiane), duke krijuar piktura realiste dhe natyrale.

    Vazhdoni leximin

    Elbasani Im
  • Elbasani Im 121
  • Kisha e Shën Mërisë në Kalanë e Elbasanit

  • Muze dhe qendra historike
  • Kisha e Shën Mërisë ndodhet brenda mureve të Kalasë së Elbasanit, në anën veriore të saj. Sipas të dhënave të Kodikut të familjes Deliana, kisha është djegur në vitin 1818 dhe nga datimi në murin e jashtëm të absidës, kuptohet që ajo është rindërtuar në vitin 1833. Kjo kishë është një ndërtim i tipit: bazilika tre nefe me mbulesë me tavan prej kubesh gjysme sferike.

    Në anën Perëndimore ndodhet narteksi mbi të cilin është ndërtuar edhe gjinekoniti. Në anën Lindore ajo ka tre absida ku ajo qendrorja ka dimensione të konsiderueshme. Në fasadën Jugore dhe atë Veriore janë bashkangjitur dy hajate të mbuluar me çati, një ujëse mbështetur në murin anësor dhe mbi një sistem kolonash dhe harqesh guri, në dy anët e tjera. Këmbanarja e Kishës është e mëvonshme kjo duket qartë si nga stili i ndërtimit ashtu edhe nga materiali, tullë e kuqe.

    Elbasani Im
  • Elbasani Im 325